Lidhje

Tiranë: Denoncime të pakta për abuzimet e administratës


Komiteti Shqiptar i Helsinkit publikoi sot një studim mbi kallëzimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit në prokuroritë e Tiranës dhe Durrësit.

Komiteti i Helsinkit mbi denoncimet
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:32 0:00

19 kallëzime në Tiranë dhe 6 në prokurorinë e Durrësit përfshijnë dëme në rreth 3 milionë usd, përbëjnë 60 për qind të kallëzimeve të KLSh në shkallë vendi dhe 65 për qind të dëmit të kallëzuar gjithsej për vitin 2014.

KLSH denoncoi 63 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kategorisë së mesme e të ulët te regjistrimi i pasurive, legalizimet, koncensionet, prokurorimet, doganat, shëndeti dhe energjia.

Megjithë nivelin e ulët dhe numrin e ulët të të denoncimeve të KLSH, prokuroria ka dërguar për gjykim një numër akoma më të ulët, rreth 30 për qind të rasteve të denoncuara.

Prokuroria e Tiranës ka nisur çështje penale për 15 nga 19 denoncime, nga të cilat 12 janë pushuar dhe vetëm 3 janë çuar për gjykim në Tiranë.

Ndërsa në Durrës nga 6 çështje të denoncuara- 3 janë pushuar dhe 3 janë nisur për gjykim.

KLSH nuk ka denoncime për zyrtarë të lartë, edhe pse perceptimi i publikut për korrupsion në këto nivele vazhdon të jetë i lartë.

Denoncimet janë për shpërdorim detyre, shkelje në tendera dhe ankande, mashtrime dhe falsifikime dokumentash.

Drejtore ekzekutive e KSHH, Erida Skëndaj thotë se KLSH nuk ka ankimuar asnjë vendim të prokurorisë për pushim dhe mos-fillim procedimi penal, edhe pse është përgjegjës dhe autor i denoncimeve, që bazohen në një bazë të gjerë dokumentash financiare dhe duhet të mbrojë interesin e publikut.

Për denocnimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit në prokurori nuk dihet fundi i tyre, edhe pse një denoncues profesional si KLSH duhet të dërgojë deri në fund procedimet e veta ndaj shkelësve të kigjit dhe abuzuesve me fondet publike, edhe pse ka hapësirat e plota në gjykatë për t'i ndriçuar ngjarjet dhe për t'u ankuar nëse dosjet mbeten në mes të rrugës.

Pasiviteti në të drejtën e ankimimit nga KLSH është shqetësim kryesor në studimin e KSHH, dhe ky pasivitet është i njëjtë edhe për ILDKP dhe nga organe të tjera kontrolli.

Ndaj KSHH i propozoi parlamentit që të studiojë këtë pasivitet të organeve kontrolluese dhe t'i nxitë ato që të zbatojnë ligjin dhe të kryejnë detyrat në dobi të qytetarëve dhe në mbrojtje të fondeve publike.


XS
SM
MD
LG