Lidhje

Arrestohen 6 anëtarë të grupit ETA


Zyrtarët francez thanë se personat u arrestuan sot në tre qytete të ndryshme

Zyrtarët francez thanë se kanë arrestuar gjashtë anëtar të dyshuar të grupit separatist bask, ETA.

Ministria e brendshme tha se gjashtë personat u arrestuan sot në tre qytete të ndryshme.

ETA deklaroi në tetor të vitit 2011 se i kishte dhënë fund luftës së armatosur për pavarësi nga Spanjaa dhe një pjesë e Francës, por nuk është çarmatosur ende.

Ky grup ka vrarë 829 persona në luftën për pavarësi që nga fundi i viteve 1960. Ai është klasifikuar si organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG