Lidhje

Shpërthim në një tubim të kryeministrit të Etiopisë


Një person ka mbetur i vrarë, dhjetëra të tjerë janë plagosur nga shpërthimi sot gjatë një tubimi politik në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abeba.

Kryeministri i ri i Etiopisë, Abiy Ahmed sapo kishte përfunduar fjalimin kur shpërtheu granata. Kryeministri, i veshur me kapele kaubojsi dhe me bluzë me mëngë të shkurtra, u shoqërua me roje larg podiumit sapo u dëgjua shpërthimi. Policia po heton ngjarjen.

Që kur mori postin në prill, kryeministri Abyi Ahmed ka bërë ndryshime të rëndësishme në vend, përfshirë lirimin e gazetarëve të burgosur, lirimin nga akuzat të aktivistëve që kanë kritikuar qeverinë si dhe fillimin e reformave për hapjen e ekonomisë.

Ai është zotuar të punojë për ripajtim me Eritrenë, duke vënë në zbatim marrëveshjen e 2002 për shënjimin e kufirit.

Shtëpia e Bardhë komentoi të enjten se i mirëpret ndryshimet pozitive të vërejtura kohët e fundit në Etiopi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG