Lidhje

BE kërkon bashkëpunimin e Kinës, Shteteve të Bashkuara, Rusisë


Bashkimi Europian po i kërkon Kinës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që të punojnë me Evropën "për të parandaluar konfliktet dhe kaosin" ndërsa "arkitektura e botës po ndryshon". Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk tha të hënën se këto tre vende kanë detyrimin të mos fillojnë luftëra tregtare por të reformojnë Organizatën Botërore të Tregtisë. Tusk dhe presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker janë në Pekin për t’u takuar me kryemiminstrin Li Keqiang për dialogun e përvitshëm mes Kinës dhe Bashkimit Evropian.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk foli në hapjen e një takimi mes Kinës dhe Bashkimit Evropian në Pekin të hënën, pak orë përpara samitit të shumëpritur mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin në Helsinki.

"Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për faktin se arkitektura e botës po ndryshon para syve tanë dhe se është përgjegjësia jonë e përbashkët për ta bërë këtë, një ndryshim për mirë".

Zoti Tusk tha se Evropa, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duhet të punojnë për të ruajtur rendin global dhe për ta përmirësuar atë duke reformuar rregullat ndërkombëtare të tregtisë.

"Është detyra jonë e përbashkët për Evropën dhe Kinën, Amerikën dhe Rusinë, që të mos e shkatërrojmë rendin, por ta përmirësojmë atë, të mos fillojmë luftërat tregtare që janë kthyer në konflikte të nxehta aq shpesh në historinë tonë, por në mënyrë të përgjegjëshme dhe të guximshme të reformojmë rregullat bazuar në ligjet ndërtkombëtare. Kjo është arsyeja që u bëj thirrje homologëve tanë kinezë, por edhe presidentëve Trump dhe Putin që së bashku ta fillojnë këtë proces përmes një reforme në Organizatën Botërore të Tregëtisë".

Javën e kaluar, Tusk, ish-kryeministër i Polonisë, kundërshtoi kritikat e presidentit Trump për aleatët evropianë dhe i kujtoi atij që të mbajë mend se kush janë miqtë e tij kur të takohet me Putinin.


Facebook Forum

XS
SM
MD
LG