Vëzhguesit e Bashkimit Evropian thanë të martën se zgjedhjet e së dielës në Kosovë ishin konkurruese dhe të udhëhequra mirë, në pjesën më të madhe të Kosovës.
Ata thanë se të tilla nuk ishin edhe në zonat e banuara me shumicë serbe, ku sipas tyre, procesi u dëmtua nga kërcënimet dhe trysnitë ndaj kandidatëve dhe votuesve brenda komunitetit serb.
Mbi 33 mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtarë ndoqën votimet e së dielës në Kosovë.
Facebook Forum