Lidhje

BE diskuton për Sirinë dhe Malin


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën sot në Bruksel për bisedime mbi një numër çështjesh, duke përfshirë Sirinë dhe Malin.

Pas takimit, ata njoftuan se do t'i mbanin në fuqi sanksionet kundër Sirisë edhe për tre muaj, duke refuzuar t'i bëjnë ndryshime embargos. Britania po lobon për të lejuar armatosjen e kryengritësve, por disa ministra të jashtëm të Bashkimit Evropian thanë se ishin kundër një hapi të tillë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 70 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin sirian që nga fillimi i revoltës në mars të vitit 2011.

Lidhur me vazhdimin e operacionit ushtarak në mali, ministrat pritej të fillonin një mision për trainimin e ushtrisë së këtij vendi afrikan.

Trupat franceze dhe afrikane po përpiqen të marrin kontrollin e pjesës veriore të vendit nga radikalët islamikë dhe grupe të tjera kryengritëse.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë se instruktorët ushtarakë do të dërgohen përpara fundit të marsit dhe se trainimi do të fillojë në prill.

Ky mision ka si synim të ndihmojë qeverinë e Malit të ruajë kontrollin e e vendit pas çrrënjosjes së kryengritësve.

Pjestarët e parë të misionit, rreth 70 vetë, kanë arritur tashmë në Mali në mënyrë që të fillojnë punën si këshilltarë menjëherë pas marrjes së vendimit.

XS
SM
MD
LG