Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian thonë se Serbisë duhet t'i jepet një shans për t'u anëtarësuar në BE.
Ministrat e bënë rekomandimin pas takimit sot në Bruksel, duke përmendur përparimin e Serbisë në marrëdhëniet e saj me Kosovën. Një vendim përfundimtar pritet të merret në një takim të udhëheqësve të BE-së më vonë këtë javë.
Para takimit, presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso vlerësoi Serbinë, por paralajmëroi se i mbetet më shumë punë për të bërë.
Pavarësisht marrëveshjes së përgjithshme mbi kandidaturën e Serbisë, disa vende kanë shprehur shqetësime, duke përfshirë Rumaninë, e cila kërkon mbrojtje më të mirë për të drejtat e rumunëve etnike në Serbi.
Presidenti serb Boris Tadiç tha se Serbia kishte bërë gjithçka që kërkohet prej saj.
Serbia kishte shpresuar për t'u bërë një candidate e BE-së dhjetorin e kaluar, por përpjekjet e saj u bllokuan nga Gjermania, e cili përmendi tensionet e vazhdueshme mes të Beogradit dhe Kosovës.