Lidhje

Komisioni Evropian konstaton pak përparime në Kosovë


Raporti i përparimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përshkruan pak përparime në Kosovë ndërsa kërkon thellimin e reformave dhe angazhim më të madh në bisedimet me Serbinë.

Raporti që u publikua të martën pasdite, konstaton se reformat e ndërlidhura me procesin e integrimeve evropiane u ngadalësuan gjatë vitit të kaluar për shkak të zgjedhjeve si dhe kontekstit sfidues politik që ndikoi punën e parlamentit.

KE konstaton pak përparime në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:01 0:00

Qeveria dhe parlamenti duhet të çojnë përpara reformat evropiane dhe të ndërtojnë një konsensus për çështjet strategjike të Kosovës, thuhet në raport në të cilin kërkohet edhe përshpejtimi i zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Komisioni e vlerëson si hap thelbësorë drejt liberalizimit të vizave ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, ndërsa thekson se është duke bërë vlerësimin e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndonëse vlerëson arritjet në ekonomi dhe në të bërit biznes, komisioni kërkon masa kundër ekonomisë joformale dhe për zbutjen e papunësisë.

Raporti shpreh shqetësimin e KE-së me nismën e vitit të kaluar të një grupi prej 43 deputetësh për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën e Posaçme e cila do të trajtojë pretendimet për krime luftë dhe të pasluftës në Kosovë.

"Është me rëndësi thelbësore që Kosova të përmbushë në tërësi detyrimet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me dhomat e specializuara (siç quhet Gjykata e Posaçme)", thuhet në raport.

Po asht aty përmendet edhe situata në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, posaçërisht për shkak të siç thuhet frikësimit të kandidatëve në zgjedhjet për pushtetin komunal që nuk ishin nga radhët e Listës serbe, subjektit kryesor politik të serbëve të Kosovës.

Komisioni Evropian i kërkon Kosovës që të thellojë angazhimin në bisedimet me Serbinë dhe të punojë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, posaçërisht sa i përket ngritjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Raporti vë në pah edhe mungesat në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave si dhe rastet e sulmeve ndaj gazetarëve në Kosovë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG