Lidhje

Borrell: Me 11 maj presim vazhdimin e bisedimeve Kosovë – Serbi


EU/Serbia
EU/Serbia

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të hënën se shpreson që takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mbahet me 11 maj në Bruksel.

Borrell: Me 11 maj presim vazhdimin e bisedimeve Kosovë – Serbi
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:06 0:00

Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarë me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili po qëndron për një vizitë në Bruksel, ku gjatë javës pritet të qëndrojë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Unë shpresoj se do të kemi një raund të ri të këtyre bisedimeve më 11 maj”, tha zoti Borrell, duke nënvizuar rëndësinë e tyre si rrugë e vetme për të kërkuar “një zgjidhje që është ligjërisht e detyrueshme dhe e pranueshme për të dyja palët”.

Ky do të jetë takimi i parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Ai tha ndërkaq se përkushtimi ndaj bisedimeve, reformat në sundimin e ligjit dhe harmonizimi me politikat e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, janë të domosdoshme për përparimin e Serbisë në rrugën e saj evropiane.

Serbia aspiron integrimet evropiane ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të politikave të saj në Ukrainë.

Presidenti serb tha se harmonizimi i politikës së jashtme është sfidë e vështirë për Serbinë, ndërsa ritheksoi sic tha përkushtimin ndaj bisedimeve me Prishtinën.

“Shpresojmë se do të jemi në gjendje të arrijmë përparim me Prishtinën, që është me rëndësi thelbësore për të dyja palët në rrugën tonë evropiane”, tha ai.

Procesi i bisedimeve që shënoi një rifillim në korrik të vitit të kaluar, u pezullua sërish për shkak të zgjedhjeve në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar disa herë se bisedimet nuk janë përparësi e qeverisë së tij, por nuk u shmanget atyre.

Zyra e kryeministrit Kurti tha të hënën se nuk ka marrë ndonjë ftesë nga Bashkimi Evropian për takimin e 11 majit. “Ndoshta, kjo mund të ketë qenë ideja apo edhe dakordimi me Beogradin, por jo me neve... Datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi vesh, jo kur imponohen njëanshëm”, shkroi zëdhënësi i qeverisë së Kosovë, Përparim Kryeziu.

Paralajmërimi i rifillimit të bisedimeve ndodhë në një periudhë debatesh të nxitura nga një dokument i përfolur fillimisht dy javë më parë në mediet kroate e boshnjake që përmban propozimin për ndryshimin e kufijve ne Ballkan.

Zoti Borrel tha të hënën se nuk e ka parë dhe nuk e sheh si çështje ekzistencën apo jo të një dokumenti të tillë, por ritheksoi siç tha mbështetjen e vazhdueshme dhe të pamëdyshje të Bashkimit Evropian për tërësinë taksore dhe sovranitetin e Bosnjës si dhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor. Ai tha se qëllimi kryesor i mandatit të tij është integrimi i plotë i rajonit në Bashkimin Evropian.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG