Bashkimi Evropian u bashkua me Shtetet e Bashkuara në fillimin e procesit të lehtësimit të një pjese të sanksioneve ekonomike kundër Iranit, të bazuar në një marrëveshje të përkohshme të arrituar në fund të vitit të kaluar e cila ka për qëllim frenimin e programit bërthamor të Iranit.
Duke folur para gazetarëve dje në Bruksel, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton tha se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtar për arritjen e një marrëveshje të plotë me Iranin mbi programin e tij bërthamor. Por ajo përshëndeti marrëveshjen e përkohshme që hyri në fuqi dje, sipas së cilës Irani duhet të ndalojë aktivitetet e tij bërthamore shqetësuese për një periudhë gjashtë mujore.
"Ky është një hap i parë i rëndësishëm, por do të ketë nevojë për më shumë punë për trajtimin e plotë të shqetësimeve të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me qëllimin e programit bërthamor të Iranit."
Zonja Ashton thotë se bisedimet për arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes Iranit dhe fuqive botërore ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Rusia, Kina dhe Bashkimi Evropian, do të fillojnë muajin e ardhshëm. Bashkësia ndërkombëtare është e shqetësuar se Irani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore. Teherani thotë se aktivitetet e tij bërthamore janë thjesht për qëllime paqësore.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e ka konfirmaur se në bazë të marrëveshjes së përkohshme, Irani i ka ç’aktivizuar centrifugat në dy objektet bërthamore që pasurojnë uraniumin.
Në përgjigje të këtyre veprimeve, Bashkimi Evropian do të fillojë heqjen e kufizimeve ndaj industrisë iraniane të kimikateve të naftës, tregtisë së metaleve, transfertave të parave të lidhura me tregtinë dhe dërgimet e parave nga diaspora iraniane. Edhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar lehtësimin e sanksioneve ekonomike. Shtëpia e Bardhë tha se veprimet e Iranit janë një "hap i rëndësishëm përpara."
Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague gjithashtu përshëndeti veprimin e Teheranit duke e cilësuar atë një "hap të mirëpritur dhe të rëndësishëm."
"Është e rëndësishme që sanksionet e tjera dhe presionet e tjera të vazhdojnë deri sa të arrihet një zgjidhje e plotë dhe përfundimtare e çështjes bërthamore të Iranit."
Lehtësimi i kufizimeve është lajm i mirë për ekonominë e Teheranit, e cila është goditur rëndë nga sanksionet ndërkombëtare. Masat lehtësuese do të hyjnë në fuqi menjëherë.