Lidhje

EULEX ngre aktakuzën e dytë në çështjen ”Medicus”


EULEX ngre aktakuzën e dytë në çështjen ”Medicus”
EULEX ngre aktakuzën e dytë në çështjen ”Medicus”

Zyrtarë të EULEX-it në Kosovë thanë sot se një gjykatës i këtij misioni ka konfirmuar aktakuzën kundër dy personave, Yusuf Ercin Sonmez shtetas turk dhe Moshe Harel shtetas izraelit, për trafikim me njerëz, krim të organizuar dhe ushtrim të paligjshëm të veprimtarive mjekësore.

Zyrtarë të Eulex-it bënë të ditur se Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka lëshura një urdhër arresti për këta dy të dyshuar, ndërsa edhe Interpoli ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtarë.

Vitin e kaluar prokuroria e Kosovës ngriti një akuzë kundër shtatë personave për trafikim të organeve njerëzore, krim të organizuar, ushtrim të paligjshëm të veprimtarive mjekësore dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në mesin e të akuzuarve kishte mjekë dhe një person, që më parë ka punuar në nivel të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas akuzës fillestare, të gjithë këta kanë qenë të përfshirë në rekrutimin e 20 shtetasve të huaj nga Moldavia, Kazakistani, Rusia dhe Turqia, të cilëve pretendohet se u ishin premtuar nga 20 mijë dollarë për dhurimin e veshkave, ndërsa marrësve të organeve u ishte kërkuar që të paguanin nga 80 mijë deri në 100 mijë dollarë.

Akuza për trafikimin e organeve, ka të bëjë me zhvillimet në klinikën private “Medicus” në Prishtinë në vitin 2008. Një transplantim i paligjshëm i një veshke që ishte kryer në një klinikë private në Prishtinë atë vit kishte çuar në arrestimin e tre udhëheqësve të asaj klinike si dhe në pezullimin nga puna të një zyrtari të Ministrisë së Shëndetësisë.

XS
SM
MD
LG