Lidhje

Qeveritë evropiane lehtësojnë kontrollin financiar


Kjo masë e kontrollit financiar për buxhetet kombëtare synon të luftojë papunësinë dhe ngecjen e rritjes ekonomike

Qeveritë evropiane kanë lehtësuar masat e kontrollit financiar për buxhetet kombëtare, në përpjekje për të luftuar papunësinë dhe ngecjen e rritjes ekonomike.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, të mbledhur për një takim të nivelit të lartë në Bruksel, ranë dakord dje në mbrëmje që të lejojnë më shumë hapësirë për investime publike, ndërkohë që vende si Franca, Spanja dhe Portugalia vazhdojnë përpjekjet për frenimin e shpenzimeve të defiçitit.

Papunësia është rritur shumë në Evropë, duke kapur shifrën 11.9 për qind në janar dhe mijëra demonstrues protestuan në rrugët përreth godinës ku mbahej takimi kundër masave të rrepta ekonomike të miratuara nga qeveritë evropiane.

Presidenti francez Fracois Hollande tha në takim se nëse ka shumë masa shtrënguese do të ketë papunësi të lartë. Ai tha se duhet një farë fleksibiliteti për të nxjerrë ekonominë e kontinentit nga recesioni.
XS
SM
MD
LG