Lidhje

Euro në krizë. A duhet të eliminohet ajo?


Euro në krizë. A duhet të eliminohet ajo?
Euro në krizë. A duhet të eliminohet ajo?

Euroja, e cila përdoret në Europë që prej 10 vjetësh, është në krizë të rëndë. Disa vende anëtare të eurozonës përballen me borxhe masive, ndërkohë që vende të tjera anëtare, janë detyruar të garantojnë ndihma financiare për të parandaluar dështimin e monedhës si dhe për t’i dhënë fuqi vlerës së saj. Gjiganti i ekonomisë evropiane, Gjermania, ka dhënë pjesën më të madhe të huave, dhe gjermanët nuk janë të kënaqur që janë detyruar të ndihmojnë ato vende, që ato i konsiderojnë si shpenzues të mëdha, si për shembull Greqia. Disa analistë dyshojnë në qëndrueshmërinë afatgjatë të Euros.

Re të dendura stuhie kanë mbuluar Evropën, dhe as vendet me ekonomitë më të fuqishme nuk përjashtohen nga ky rrezik.

Gjermania ka paraqitur një plan me masat më shtrënguese ekonomike që prej luftës së dytë Botërore, me synimin për të ulur borxhin publik në nivelet e caktuara nga BE-ja, duke shpresuar që edhe vende të tjera të bëjnë të njëjtën gjë, e si rrjedhojë të rivendoset qëndrueshmëria e Euros. Artur Fisher, drejtor i Bursës së Berlinit, thotë se hapat e Gjermanisë kan qetësuar tregjet.

"Investitorët e shitjeve me pakicë e kuptojnë se janë marrë masa shumë serioze. Investitorët profesionalë e kuptojnë mirë se ajo që po ndodh tani është e rëndësishme, dhe se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur.”
Vështirësitë financiare të qeverisë greke, që e çuan atë gati në prag të dështimit për të paguar borxhet, shkaktuan krizën. Gjermania pranoi të kontribuonte në paketën që iu ofrua Greqisë për të mbuluar borxhin e madh ekonomik, por në shkëmbim Greqisë iu kërkua të zbatonte masa të rrepta ekonomike, që shkaktuan protesta nëpër rrugë."


Paketa nuk u prit mirë as nga gjermanët, të cilët u djenë sikur po ndihmonin një vend i cili ishte treguar i pakujdesshëm dhe thjesht kishte shpenzuar shumë me tepër nga ç’mund të përballonte.
Por kjo nuk e vërtetë, thotë zoti Fisher:

"Le të themi se Greqia lejohet të falimentojë. Borxhet ky vend i ka marrë në Euro dhe si rrjedhojë, vendet nga të cilët Greqia ka marrë kredi hua, do të pësojnë humbje. Kush i dha këto kredi? Deri diku, shumë prej tyre janë dhënë nga bankat gjermane.”

Që atëherë, ekonomitë e fuqishme të Evropes dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë veçuar një plan emergjent për hua dhënie, me vlerë prej një trilion dollarësh, për të ndihmuar ekonomi të tjera europiane në vështirësi.
Kjo e shqetëson Majkëll Sturmer, historian dhe korrespondet i çështjeve politike për gazetën gjemane Die Welt. Ai është i shqetësuar për qëndrueshmërinë afatëgjatë të Euros.

"Disa nga partnerët më të fuqishëm, të kryesuar nga Gjermania, mund të thonë se janë ngopur me këtë situatë dhe se u duhet të përpiqen të shpëtojnë veten para se të ndihmojnë të tjerë. Ato mund të kërkojnë të anullojnë anëtarsimin, të shkëputen dhe të krijojnë një lloj blloku Europiano-Verior më të fuqishëm. Sigurisht pjesa jugore e Eurozonës do të shkatërrohej ekonomikisht.”

Shumë analistë vënë gjithashtu në dukje të metat strukturore të euros, duke theksuar se vendet e eurozonës kanë të njëjtën monedhë, por nuk kanë asnjë lloj kontrolli ndaj buxheteve apo shpenzimeve të secilit vend.
Por jo të gjithë janë kaq pesimistë mbi të ardhmen e Euros dhe të BE-së.

"Ajo që po kalojmë tani ishte parashikur prej kohësh, kur u krijua euroja dhe Eurozona, sepse kemi të bëjmë me ekonomi të ndryshme. Realiteti i botës së sotme është se pak vende janë shumë të forta dhe të tjerat janë të dobëta ekonomikisht. Prandaj ne përpiqemi t’i ndojmojnë ato, por ndoshta në të ardhmen, mund të ndodhë e kundërta.”

Euroja përballet tani me vështirësi, dhe ndërsa disa njerëz parashikojnë dështimin e saj, të tjerë besojnë se monedha e përbashkët dhe lidhjet politike të Evropës kanë sjellë përfitime për shumë njerëz aq sa nuk duhet të eliminohet.

XS
SM
MD
LG