Lidhje

Portugalia njofton masa për uljen e deficitit


Portugalia njofton masa për uljen e deficitit
Portugalia njofton masa për uljen e deficitit

Qeveria portugeze njoftoi një seri masash që synojnë të ulin deficitin e buxhetit kombëtar brenda vitit 2013

Qeveria portugeze njoftoi një seri masash që synojnë të ulin deficitin e buxhetit kombëtar brenda vitit 2013.

Ky deficit ka arritur në 8 për qind të prodhimit të përgjithshëm kombëtar, pra shumë më i lartë se niveli prej 3 për qind që lejon Bashkimi Evropian.

Masat portugeze pasojnë krizën e borxhit në Greqi, që çuan në ulje të theksuara në shpenzimet publike. Masa të tilla u pritën me protesta dhe greva në masë.

Gjendja ekonomike e Greqisë është bërë problem i mprehtë, jo vetëm për Evropën, por ka zgjuar shqetësime edhe në Shtetet e Bashkuara. Kryeministri grek Jorgo Papandreou ndodhet në Uashington për takime sot me Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton dhe Presidentin Barak Obama.

XS
SM
MD
LG