Lidhje

Qeveria gjermane miraton paketën për stabilizimin e euros


Qeveria gjermane miratoi kontributin e vendit të saj për paketën emergjente prej një trilion dollarë për të stabilizuar euron.

Një zyrtar tha sot se Gjermania pritet të japë të paktën 157 miliardë dollarë për paketën e hartuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Mbetet që parlamenti gjerman të japë miratimin e tij por shumë deputetë të opozitën janë ankuar se kjo është një paketë tepër e shtrenjtë për taksapaguesit gjermanë.

Plani i shpëtimit synon të ndihmojë vendet e zhytura në borxhe të mëdha që përdorin euron, për të parandaluar përsëritjen e krizës së kreditit e cila ka përfshirë Greqinë.

Disa udhëheqës të vendeve baltike kanë thënë se kriza e tanishme e bën më pak joshëse dhe më të vështirë hyrjen në eurozonë.

XS
SM
MD
LG