Autoritetet gjermane kanë urdhëruar evakuuimin e disa fshatrave ndërsa përmbytjet vazhdojnë të përhapen në mbarë Evropën qëndrore.
Niveli i lumit Elba u rrit më shumë se pesë metra mbi normalen në qytetin gjerman Magdeburg.
Edhe Danubi dhe Vlltava kanë dalë nga shtretërit pas një jave shirash të rrëmbyer, që shkaktuan shkatërrime të mëdha në Republikën Çeke, Sllovaki, Hungari dhe Poloni.
Zjarrëfikësit në kryeqytetin polak, Varshavë, evakuuan pasagjerët dje nga makinat e përmbytura në rrugët e ngarkuara të qytetit. Shumë rrugë kryesore nuk ishin të kalueshme dhe trafiku i gjatë bllokoi autostratat kryesore të qytetit.
Zyrtarët kanë njoftuar për të paktën 21 të vdekur si pasojë e përmbytjeve në Evropën qëndrore.