Lidhje

Europë: Greva paralizon trafikun në Belgjikë dhe Francë


Europë: Greva paralizon trafikun në Belgjikë dhe Francë
Europë: Greva paralizon trafikun në Belgjikë dhe Francë

Greva kundër masat shtrënguese ekonomike kanë paralizuar trafikun në Belgjikë dhe Francë dhe po ndikojnë udhëtimet për festat në mbarë Evropën.

Punonjësit e transportit publik lanë punën sot në Belgjikë duke ndërprerë shërbimet për në Francë, Gjermani, Hollandë dhe Britani. Aeroporti i Brukselit nuk kishte gjithashtu shërbime të transportit.

Greva është reagim ndaj masave shtrënguese të miratuara nga kryeministri Elio Di Rupo që synojnë të stabilizojnë ekonominë e Belgjikës duke ulur defiçitin. Ndërkohë në Francë një grevë e personelit të sigurisë së aeroportit hyri në ditën e shtatë ndërsa qeveria shqyrton mundësitë për të zëvendësuar grevistët në mënyrë që të mënjanohet trafiku.

Punonjësit në vende të tjera evropiane, përfshi Greqinë, Italinë, Portugalinë, Qipro dhe Britani kanë zhvilluar gjithashtu greva gjatë javëve të fundit për të protestuar shkurtimet e buxheteve në vendet e tyre.

XS
SM
MD
LG