Borxhi në vendet e eurozonës vazhdon dhe rritet, edhe pse 17 vendet kanë zbatuar masa të rrepta, duke shkurtuar shpenzimet dhe duke rritur taksat.
Zyrtarët evropianë thonë se niveli i borxhit i eurozonës arriti shifrën më të madhe gjatë tre muajve të parë të vitit, më shumë se 92 përqind të prodhimit ekonomik të vendeve në fjalë. Vetëm dy vende nga ky grup raportuan që borxhi po pakësohet, fuqia ekonomike e Evropës, Gjermania, dhe vendi i vogël, Estonia.
Shkurtimi i shpenzimeve dhe rritja e taksave janë përcaktuar si përgjigjia kryesore për krizën tre vjeçare të borxheve qeveritare të këtyre vendeve. Pesë vende kanë siguruar ndihma të emergjencës, për të parandaluar mospagimin e borxheve.
Por ndërsa programet qeveritare janë shkurtuar, papunësia në eurozonë ka arritur një shifër rekord prej 12.2 përqind dhe vendet vazhdojnë të mbeten në ecesion prej 18 muajsh.