Lidhje

Thirrje për një paketë financiare për Eurozonën


Udhëheqësit e katër ekonomive më të mëdha të zonës, ranë dakord për stimuj të rinj

Udhëheqësit e katër ekonomive kryesore të Eurozonës bënë thirrje për më shumë fonde për të konsoliduar ekonominë në krizë, në fund të një jave të trazuar financiare.

Pas bisedimeve në Romë, udhëheqësit francezë, gjermanë, italianë dhe spanjollë thane se kishin rënë dakord se një paketë e re stimujsh ekonomikë me vlerë 163 miliardë dollarë kishte rendësi kritike për t’i dhënë një shtysë ekonomisë së Eurozonës.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Presidenti francez Francois Hollande tha se fondet ishin të barazvlefshme me rreth 1 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Eurozonës. Ai shtoi se nëse miratohet paketa do të nxiste rritjen.

Udhëheqësit po përpiqen të gjejnë një qëndrim të përbashkët para një takimi të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian javën e ardhshme. Eurozona me 17 anëtarë gjendet nën një presion të madh për të gjetur një zgjidhje të qendrueshme për krizën e borxhit dhe bankare që e ka mbërthyer. Në Luksemburg, ku ministrat e financave të Bashkimit Evropian mbyllën dy ditë bisedime, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christinë Lagarde e përforcoi këtë ndjesi.

“Eshtë e qartë që ka tension shtesë dhe një stres të mprehtë si për bankat ashtu edhe për vendet që përbëjnë Eurozonën. Duke pasur parasysh këtë situate, FMN-ja beson se një lëvizje e vendosur dhe e fuqishme drejt një bashkimi të plotë monetary evropian, duhet të riafirmohet, në mënyrë që të rikthehet besimi tek sistemi. Sepse për momentin duket se është vënë në diskutim sistemi monetary evropian”.

Dyshimet u përforcuan këtë javë ndërsa kostot e huamarrjes afatgjatë për Spanjën kapën një kulm të ri. Të enjten në mbrëmje, agjencia e vlerësimit të aftësisë kredimarrëse, Moody ia uli vlerësimin 15 bankave dhe institucioneve financiare.

Por anëtarët e Bashkimit Evropianë kanë ide të ndyshme për mënyrat e rimëkëmbjes së ekonomisë së Eurozonës. Dhe me zgjedhjen e Presidentit Hollandë, fronti i bashkuar mes Francës dhe Gjermanisë është ndarë për cështje si bonot e thesarit dhe masat e rritjes.

Ministrat e financave janë të ndarë edhe për një cështje tjetër, taksa e transaksioneve financiare të Bashkimit Evropian, pasi Britania dhe Suedia janë kundër saj. Por një numër më i vogël vendesh, nën drejtimin e Gjermanisë dhe Francës mund ta miratojnë një masë të tillë.
XS
SM
MD
LG