Lidhje

Bruksel, një tjetër takim i nivelit të lartë


Mijëra punëtorë u mblodhën jashtë ndërtesës ku zhvillohej takimi për të protestuar kundër masave shtrënguese

Udhëheqësit evropianë ndodhen në Bruksel për një tjetër takim të nivelit të lartë, ndërkohë që përballen me shqetësime të reja, që politikat e tyre shtrënguese i kanë shtuar problemit të papunësisë së kontinentit, duke ulur shanset për një rimëkëmbje ekonomike.

Mijëra punëtorë u mblodhën jashtë ndërtesës ku zhvillohej takimi për të protestuar kundër masave shtrënguese, që qeveritë evropiane janë duke përdorur për të pakësuar deficitin dhe borxhet e tyre afatgjatë. Udhëheqësit e BE-së u përballën me një raport të ri sipas së cilit numri i të punësuarve në 17-vendet e eurozonës, gjatë muajve të fundit të vitit 2012, kishte rënë në nivelin më të ulët në gati shtatë vjet.

Një sindikalist belg, Claude Rolin, tha se masat shtrënguese dëmtojnë ekonomitë dhe punëtorët.

Kryeministri hollandez Mark Rutte, i cili mbron kufizimet buxhetore, tha se udhëheqësit do të "diskutojnë rritjen, punësimin dhe mënyrat për të luftuar përkeqësimin ekonomik në Evropë".

XS
SM
MD
LG