Një stuhi e madhe e shoqëruar me erëra me shpejtësi 160 kilometra në orë ka goditur pjesën jugore të Britanisë së Madhe, Holandën, Francën dhe Gjermaninë, duke rrëzuar pemët, përmbytur zonat e ulëta dhe shkaktoi kaos në rrugë. Njoftohet se 13 njerëz kanë vdekur.
Dy persona u shtypën për vdekje nga rrëzimi i pemëve dhe dyshohet se një adoleshent ka vdekur pasi stuhia më e fuqishme në pesë vite dje goditi Britaninë.
Më shumë se 500 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Britani dhe Francë.
Stuhia shkaktoi anulime masive të shërbimeve të trenave në jug të Britanisë, Danimarkë, Holandë dhe Gjermani. Aeroporti i Londrës Heathrow ka anuluar 130 fluturime.