Lidhje

Evropë: Njoftohet për shqetësim të madh rreth terrorizmit


Evropë: Njoftohet për shqetësim të madh rreth terrorizmit
Evropë: Njoftohet për shqetësim të madh rreth terrorizmit

Tetë persona po gjykohen në Paris nën akuzat për vjedhje të armatosur dhe financimin e ekstremizmit islamik. Lisa Bryant e Zërit të Amerikës njofton nga kryeqyteti francez se ekziston një shqetësim i madh rreth terrorizmit në Evropë.

Tetë të pandehurit akuzohen për një vjedhje të armatosur dhe një përpjekje tjetër në zonën e Parisit në vitin 2004 dhe 2005. Thuhet se sulmet kishin për qëllim të financonin islamizmin radikal, kryesisht në Irak. Prokurorët thonë se të pandehurit, të cilët janë francezë dhe afrikano-veriorë, patën kontakte me ekstremistë të lidhur me al-Kaidën në Siri, Algjeri dhe Turqi.

Sipas prokurorëve, të pandehurit i krijuan lidhjet në burg, ku ndodheshin për të kryer dënime për krime të mëparshme. Personi i akuzuar i udhëheqësi i grupit, franko-algjeriani 36 vjeçar Ouassini Cherifi, ka kryer tashmë një dënim për trafikim pasaportash false për ekstremistët islamikë.

Të pandehurit mohojnë akuzat për lidhje me islamizmin radikal, megjithëse disa prej tyre pranojnë se kanë kryer krime ordinere. Avokati i një prej të pandehurve, Olivier Combe, foli për radion franceze, RTL.

“Megjithëse të pandehurit e njihnin njeri tjetrin dhe respektonin të njëjtat besime fetare, ata nuk kishte lidhje me terrorizmin. Klienti im nuk ka pasur mjetet financiare për të mbështetur një kauzë islamike”.

Ndërsa akuzat e kanë origjinin para disa vjetësh, shqetësimet rreth sulmeve terroriste janë të shumta në Evropë. Gjatë muajve të fundit, një numër vendesh evropiane kanë ngritur nivelet e gadishmërisë ndaj terrorizmit pas kërcënimeve të reja për sulme. Javën e kaluar, policia në Danimarkë dhe në Suedi arrestoi 5 persona nën dyshimet për organizimin e një sulmi kundër një gazete daneze, e cila publikoi karikatura të profetit Muhamet.

XS
SM
MD
LG