Lidhje

Ekonomisti Lukas Papademos, kryeministri i ri i Greqisë


Ekonomisti Lukas Papademos, kryeministri i ri i Greqisë
Ekonomisti Lukas Papademos, kryeministri i ri i Greqisë

Televizioni shtetëror grek njofton se ekonomisti Lukas Papademos do të jetë kryeministri i ri i përkohshëm i vendit, ndërkohë që Greqia po përpiqet të plotësojë kushtet e kredit-dhënësve ndërkombëtarë.

Kryeministri socialist Jorgo Papandreu, i cili po largohet nga detyra dhe udhëheqësi i opozitës Antonis Samaras arritën sot një marrëveshje për krijimin e një qeverie koalicioni deri në zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme vitin e ardhshëm.

Zoti Papademos, ish nën president i Bankës Qendrore Evropiane, konsiderohet si zyrtar teknokrat dhe jo-partiak, i cili mund të zbatojë programin e masave shtrënguese ekonomike që kreditorët e huaj kërkojnë nga Greqia në shkëmbim të ndihmës financiare.

Ministrat e financave të Bashkimit Evropian po prisnin formimin e qeverisë së re për t’i dhënë Greqisë huanë e re prej 11 miliardë dollarësh, nga paketa e ndihmave e miratuar në vitin 2010.

XS
SM
MD
LG