Lidhje

Rasti Dehari, raport i ekspertëve

  • Leonat Shehu

Në Kosovë, një raport i publikuar i dy ekspertëve të pavarur të mjekësisë ligjore të angazhuar nga familja e të ndjerit Astrit Dehari, bënë të ditur se i ndjeri Dehari ka vdekur në mënyrë të dhunshme dhe të menjëhershme.

Ky rast kishte ngjallur dyshime dhe reagime të shumta për mënyrën e vdekjes së të ndjerit Astrit Dehari, që sipas raportit të autopsisë të bërë publik nga autoritetet ka bërë vetëvrasje.

Astrit Dehari, 26 vjeçar, ish veprimtar i Lëvizjes Vetëvendosje vdiq në burgun e Prizrenit, ku po mbahej për më shumë se dy muaj, nën dyshimet për përfshirje në një sulm mbi parlamentin e Kosovës në fillim të muajit gusht.

XS
SM
MD
LG