Lidhje

Zgjedhjet në SHBA, tema më e diskutuar në Facebook për 2016


Facebook thotë se tema më e diskutuar në botë për vitin 2016 ishin zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Ishte viti i dytë radhas që zgjedhjet ishin çështja për të cilën u fol më shumë në platformën e medias sociale.

Temat e tjera në dhjetëshen më të debatuar, ishin “Politika braziliane”, “Pokemon Go”, “Black Lives Matter”, “Rodrigo Duterte & Zgjedhjet Presidenciale në Filipine”, “Lojrat Olympike”, “Brexit”, “Super Bowl”, “David Bowie” dhe “Muhammad Ali”.

“10 momentet kryesore të Përmbledhjes së Vitit, u zgjodhën duke pasur parasysh se sa shpesh ishte përmendur një temë në postime në Facebook, nga 1 janari në 27 nëntor, 2016”, shkruhej në një postim në faqen e Facebook-ut të enjten.

Facebook Live, kishte një listë të ndryshme.

Videoja më e shikuar në aplikimin Facebook Live ishte ajo e një gruaje me maskë Chewbacca, një personazh në filmat Star Wars. Ajo u bë e njëhur e emrin “Mamaja Chewbacca.”

Duke pasur parasysh se sa shumë amerikanë i marrin lajmet në Facebook, ka pasur spekullime se faqja është e mbushur me lajme të rreme, Disa kanë thënë se lajmet e rreme ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve.

Shefja e Operacioneve në Facebook, Sheryl Sandberg tha se nuk mendon se lajmet e rreme ndikuan tek rezultati i zgjedhjeve.

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg e mbrojti kompaninë e tij në nëntor, duke thënë se numri i lajmeve të rreme në Facebook është i vogël. Megjithatë ai shtoi se kompania e tij do të marrë masa për të eliminuar keqinformimet në faqe.

Gjatë fushatës, një ish-punonjës i Facebook-ut tha se kompania po i shmangte lajmet nga organet konservatore të mediave. Kompania reagoi duke pushuar nga puna disa punonjës të seksionit “Trending Topics”, “Temat më të Ndjekura” dhe e bëri automatik procesin e pëerzgjedhjes së këtyre temave.

XS
SM
MD
LG