Lidhje

Faktorët e rrezikut për sëmundje në zemër

Mjekët tani përdorin valët zanore në vend të bisturisë; koha e rimëkëmbjes është e shpejtë, vetëm disa sekonda. Dhe rezultatet e para të një qasje të tillë janë dramatike.Numri i faktorëve të rrezikut parashikon shanset e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Një studim thotë se trajtimi më agresiv i këtyre faktorëve mund të ndihmojë për parandalimin e sëmundjeve të zemrës para se ato të zhvillohen ose të shkaktojnë vdekje. Kolegu Astrit Lulushi sjell hollësi.
T;Faktorët e rresikut për sëmundje në zemër
TEXT:Një studim i botuar ne revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë (JAMA) tregon se kur një person përmban njëherësh disa nga faktorët e rrezikut për sëmundje në zemër, kjo është koha për t’u shqetësuar.
Sa prej këtyre fakorëve për sëmundje kardio-vaskulare keni?
-kolesterol
-pirje duhani
-diabet
-presion gjaku
Me secilin nga këta faktorë, në një jetëgjatësi 80 vjetësh, rreziku për të pësuar një goditje në zemër ose në tru rritet ndjeshëm, thuhet në studim.
Shkencëtarët shqyrtuan të dhënat e 17 studimeve të mëparëshme me rreth 250 mijë pjesmarrës.
Ata zbuluan se për 45 vjeçarët – rreziku e një problemi kardio-vaskulare rritet;
1.4% për ata pa asnjë faktor rreziku
49.5% për ata me 2 ose më shumë faktorë rreziku.
Rreziku i vdekjes rritur nga 9,1% në 32,5%.
Ndërsa 55 vjeçarët pa asnjë faktor rreziku kishin një rrezik 4,7% për vdekje nga sëmundje kardio-vaskulare.
Ky rrezik u rrit në 29.6% për personat 55 vjeçarë me me 2 ose më shumë faktorë rreziku.
Autorët e studimit thonë se trajtimi më agresiv i këtyre faktorëve mund të ndihmojë për parandalimin e sëmundjeve të zemrës para se ato të zhvillohen ose të shkaktojnë vdekje.
Një qasje e re kirurgjike
Mjekët tani përdorin valët zanore në vend të bisturisë; koha e rimëkëmbjes është e shpejtë, vetëm disa sekonda. Dhe rezultatet e para të një qasje të tillë janë dramatike.
Duket si fanta-shkencë – operim pa bisturi. Për Phyllis Harber Walker, ky trajtim eksperimental është e vetmja shpresë. Ajo vuan nga dridhjet; dora, gishtat e saj janë të papërqëndryeshëm dhe nuk është në gjendje të mbajë as edhe filxhanin, madje as penen per te shkruajtur emrin e vet. 10 milionë amerikanë vuajnë nga dridhje të tilla të pakontrolluara, të shkaktuara nga një çrregullim neurologjik.
Por terapia me ultratinguj për trajtimin e fibroideve ka ndryshuar jetën e saj. Si pjesmarrëse në një studimi, mjeku i saj përdori ultratinguj për të riaktivizuar a rilidhur fijet nervore..
“Me këtë ndërhyrje është shmangur thika”, thotë doktor Jeff Elias, nismëtar i kirurgjisë me ultratinguj, neurokirurg në Universitetin e Virginias.
Kirugjia tradicionale kërkon dy operacione të veçanta, dhe disa javë kohë rimëkëmbjeje për të riparuar një çrregullim të tillë. Por me terapi me ultratinguj, trajtimi mund të marrë jo më shumë se 10 sekonda. Rezultati është i menjëherëshëm dhe pacienti nuk ka nevojë për periudhë shërimi. Gjithashtu edhe ndërlikimet janë më të pakta.
Shumë besojnë se qasja me ultratinguj mund të ndryshojë rrënjësisht neurokirurgjinë. Doktor Jeff Elias thotë, “jo vetëm Neurokirurgjinë, por pothuajse çdo çrregullim të trupit , përfshi trajtimin e kanceri, goditjet në tru, Parkinsonin dhe epilepsinë; të gjitha mund të jenë të shërueshme.”

Mjekët tani përdorin valët zanore në vend të bisturisë; koha e rimëkëmbjes është e shpejtë, vetëm disa sekonda. Dhe rezultatet e para të një qasje të tillë janë dramatike.Numri i faktorëve të rrezikut parashikon shanset e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Një studim thotë se trajtimi më agresiv i këtyre faktorëve mund të ndihmojë për parandalimin e sëmundjeve të zemrës para se ato të zhvillohen ose të shkaktojnë vdekje.

Faktorët e rrezikut për sëmundje në zemër

Një studim i botuar ne revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë (JAMA) tregon se kur një person përmban njëherësh disa nga faktorët e rrezikut për sëmundje në zemër, kjo është koha për t’u shqetësuar.

Sa prej këtyre fakorëve për sëmundje kardio-vaskulare keni?-kolesterol-pirje duhani-diabet-presion gjakuMe secilin nga këta faktorë, në një jetëgjatësi 80 vjetësh, rreziku për të pësuar një goditje në zemër ose në tru rritet ndjeshëm, thuhet në studim.
Shkencëtarët shqyrtuan të dhënat e 17 studimeve të mëparëshme me rreth 250 mijë pjesmarrës.

Ata zbuluan se për 45 vjeçarët – rreziku e një problemi kardio-vaskulare rritet;1.4% për ata pa asnjë faktor rreziku
49.5% për ata me 2 ose më shumë faktorë rreziku.Rreziku i vdekjes rritur nga 9,1% në 32,5%.Ndërsa 55 vjeçarët pa asnjë faktor rreziku kishin një rrezik 4,7% për vdekje nga sëmundje kardio-vaskulare.

XS
SM
MD
LG