Lidhje

Fati i fëmijëve të bllokuar në Falluxha


Rreth 20,000 fëmijë besohet se janë të bllokuar në Falluxha të Irakut, ku vazhdojnë luftimet e ashpra për kontrollin e këtij qyteti që u mor nga militantët e Shtetit Islamik më shumë se dy vjet më parë.

Që nga fillimi i operacionit ushtarak për rimarrjen e Falluxhës, "shumë pak familje kanë mundur të largohen; shumica e njerëzve janë grumbulluar në dy kampe, ndërsa të tjerët kanë kërkuar strehim tek të afërmit,” njofton Fondi i OKB-së për fëmijët.

Kjo agjenci paralajmëron gjithashtu se fëmijët përballen me rrezikun e rekrutimit të detyruar dhe ndarjes nga familjet.

Ekziston frika se mijëra civilë të bllokuar mund të përdoren si mburoja njerëzore nga Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG