Lidhje

Maqedoni, akuza për falsifikim pasaportash


Një revistë javore maqedonase shkruan për një skandal të falsifikimit të pasaportave për të pajisur votuesit e paligjshëm.
Por këtë pohim të revistës Fokus e ka hedhur poshtë ministrja maqedonase e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila shkrimin e quan një vepër të opozitës. Zonja Jankullovska u tha mjeteve të informimit se organet e rendit nuk janë përfshirë në përpunimin e paligjshëm të pasaportave dhe aq më pak në skandale që kanë të bëjnë me votues të paligjshëm. Ajo tha se as Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk ka njoftuar ndonjëherë lidhur me ndonjë përpjekje për keqpërdormin e dokumentave të identifikimit.
Revista Fokus shkruan për një fabrikë, sipas saj, që nxirrte pasaporta për qëllime të zgjedhjeve.
Ndërkohë, komentatorët politikë në Maqedoni thonë se nëse pohimet e shtypit dalin të vërteta, atëherë do të dëmtohej rëndë imazhi i vendit dhe kjo do të ndikonte në procesin e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë.

XS
SM
MD
LG