Të afërmit e një nga më të kërkuarve në Evropë po u kërkojnë autoriteteve ta deklarojnë atë të vdekur.
Një avokat i familjes së të kërkuarit për krime lufte Ratko Mladic tha sot se familja po ndjek veprimet ligjore në mënyrë që bashkëshortja e tij të marrë një pension shtetëror dhe të shesë pasurinë e tij.
Mlladiç akuzohet me gjenocid për masakrën e Srebrenicës dhe për organizimin e rrethimit të Sarajevës. 68 vjeçari Mlladiç nuk është parë për disa vite, por autoritetet dyshojnë se ai fshihet në Serbi.
Avokati i familjes, Milos Saljic tha se Mlladiç është një njeri shumë i sëmurë dhe do të kishte kontaktuar anëtarët e familjes deri tani në se do të ishte ende gjallë.
Prokurorët serbë për krimet e luftës hodhën poshtë spekullimet se Mlladiçi ka vdekur dhe thanë se përpjekjet për gjetjen e tij do të vazhdojnë.