Lidhje

Mediat: FBI ka gjetur personin që ndikoi tek vëllezërit Tsarnaev


Mediat amerikane thonë se FBI-ja ka gjetur njeriun misterioz të njohur si Misha, i cili thuhet se ndikoi tek të dyshuarit për shpërthimet në Boston dhe ndoshta i inkurajoi ata të ndiqnin një rrugë radikale.

Por njoftimet thonë se hetuesit nuk kanë gjetur prova që ta lidhin atë me shpërthimet e Bostonit.

E ëma e të dyshuarve, Zubeidat Tsarnaeva, thotë se ajo dhe djali i madh Tamerlan u bën fetarë më të devotshëm rreth pesë vjet më parë pasi u ndikuan nga miku i familjes.

Ligjvënësit amerikanë thane dje se hetuesit po kërkojnë për individë të tjerë që i quajnë “persona me interes”, që mund të kenë patur lidhje me sulmet. Por autoritetet thonë se besojnë se Tamerlan, i cili u vra nga policia, dhe vëllai i tij i vogël Dzhokhar, vepruan të vetëm në sulmet e 15 prillit të cilat shkaktuan tre të vrarë dhe mbi 250 të plagosur.
XS
SM
MD
LG