Lidhje

Hetim ndaj policisë në Ferguson


Departamenti amerikan i Drejtësisë do të hapë një proces hetimor mbi respektimin e të drejtave civile nga policia në qytetin e Fergusonit në Mizuri, ku muajin e kaluar u qëllua për vdekje një i ri i paarmatosur afrikano-amerikan nga një polic i bardhë.

Hetimet do të përqëndrohen tek akuzat se policia në Ferguson ka ndjekur praktika të përsëritura abuzive kundër banorëve me ngjyrë të zonës, si dhe mënyrën si trajnohen policët.

Fergusoni, një lagje në periferi të St. Louisit, ka një shumicë afrikano-amerikane, por në stacionin e saj policor dominojnë të bardhët.

Departamenti i Drejtësisë ka hapur një proces tjetër hetimor lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit Michael Brown nga polici Darren Wilson.

XS
SM
MD
LG