Lidhje

Festivali i Muzikës Rock në Rio de Janeiro


Festivali i Muzikës Rock në Rio de Janeiro, është një nga festivalet më të mëdha të muzikës dhe këtë vit duket se ai do të kënaqë shijet e të gjithë apasionuarve pas muzikës.

Rreth 85 mijë vetë pritej të merrnin pjesë në secilën nga netët e aktivitetit ku interpretojnë 127 banda dhe artistë.

Natën e parë, të premten, Orkestra Simfonike e Brazilit hapi zyrtarisht festivalin duke interpretuar pjesë klasike dhe muzikë të frymëzuar nga rryma rock. Simfonia e Pestë e Beethovenit u gërshetua me pjesë klasike të rockut si Satisfaction e bandës Rolling Stones si edhe Bohemian Rhapsody e Queens, një kombinim që u vlerësua nga publiku.

Më pas arstistët brazilianë interpretuan këngët më të njohura të vendit. Pjesëmarrësit kërcyen natën nën tingujt elektronikë të Dj-it francez David Guetta. Por artistja më e shumëpritur ishte Beyonce, që e bëri audiencën të reagonte me entuziazëm të papërshkruar me muzikën, veshjet dhe lëvizjet e saj.

Ndërsa dje, Florence and the machine dhe Muse ishin më të shumëpriturit Festivali u mbajt për herë të parë në vitin 1985, kur 1.4 milionë vetë morën pjesë.
XS
SM
MD
LG