Lidhje

Festivali i artisteve të muzikës jazz


Carmen Laundy dhe Terri Lyn Carrington kanë kryesuar në festivalin e grave artiste të muzikës jazz i zhvilluar në qendrën Kenedi këtu në Uashington. Ky ishte festivali i 17-të, i cili u organizua në fillim të majit me qëllim për të shpalosur arritjet e artisteve në muzikën jazz. Ky festival mban emrin e Mary Lou Williams, e cila është quajtur edhe Zonja e parë e muzikës jazz në piano.

Carmen Laundy nisi studimet në piano në moshën 6 vjeçare, më pas nisi të këndonte në korin e kishës dhe studimet i kreu në Universitetin e Miamit për opera. Mbas këtij bagazhi akademik e artistik ajo vendosi të bëhej këngëtare jazzi. Laundy është gjithashtu edhe kompozitore, dhe producente e krijimeve të saj. Ajo ishte pjesmarëse në koncertin e artisteve të muzikës jazz të quajtur Mary Lou Williams në Uashington.

Ky festival u themelu nga dr Billy Taylor në vitin 1996 për të treguar arritjet e artisteve të xhazit nga e gjithë bota. Ai mban emrin e Mary Lou Williams, një kompozitore dhe interpretuese e muzikës jazz, swing, big band, blues dhe gospel. Mes pjesmarrësve në festival ishin dhe pianistja japoneze Chihiro Yamanaka, pianistja nga Kuba Hilario Duran, saksofonistja Jane Bunnet dhe 90 vjeçarja e lindur në Kubë Candido Cameron që interpreton në perkusion.

Festivali i artisteve të jazzit është një organizim ndërkombëtarë. Në të kanë marrë pjesë artiste nga gjithë bota, mes tyre basistja australiane Kida Oh , perkusionistja nga New Yorku Allison Miller. Gjitashtu në të morën pjesë edhe violinistaj Diane Monroe si dhe fituesja e çmimeve Grammy Terri Lin Carrington e cila u shoqërua në trompë nga Ingrid Jensen, në saksofon nga Tia Fuller , në piano nga Helen Sung dhe në bas nga Mimi Jones.
XS
SM
MD
LG