Lidhje

Zvicra ekstradon në SHBA një zyrtar të FIFA-s


Autoritetet zvicerane thonë se kanë ekstraduar për në Shtetet e Bashkuara një nga shtatë zyrtarët e FIFA-s, të ndaluar nën akuzat për korrupsion.

Zyrtarët e bënë të ditur ekstradimin sot, por pa bërë publike emrat. Javën e kaluar një nga shtatë zyrtarët e FIFA-s të arrestuar në Zyrih ra dakord të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara për hetime lidhur me korrupsion në federatën botërore të futbollit.

Në bazë të ligjit zviceran personi do t’i dorëzohej një zyrtari amerikan të ligjit dhe do të sillej në Shtetet e Bashkuara brenda 10 ditësh.

Të shtatë të ndaluarit janë nga Amerika Latine ose nga Konfederata për Amerikën e Veriut, Amerikën Qendrore dhe Karaibet. Ata u arrestuan më 27 maj në një hotel në Zyrih. Të ndaluarit akuzohen nga autoritetet amerikane për përfshirje në një afer rryshfetesh me vlerë 150 milionë dollarë për një skemë reklamash gjatë aktiviteteve sportive në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut.

XS
SM
MD
LG