Lidhje

Filip Rikër viziton Maqedoninë


Filip Rikër viziton Maqedoninë
Filip Rikër viziton Maqedoninë

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Filip Rikër po qëndron për vizitë në Maqedoni ku po takohet me krerët shtetërorë dhe me drejtues politik të vendit.

Me autoritetet maqedonase ai ka disktutuar për çështjen e emrit të Maqedonisë, për rëndësinë e lirisë së medias, për pavarësinë e gjyqësorit dhe tema të tjera. Në takime janë konfirmuar marrëdhëniet e mira, partneriteti dhe gatishmëria për shtimin e bashkëpunimit në më shumë fusha midis Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë.

Autoritetet maqedonase janë shprehur me shqetësim në lidhje me procesin e bisedimeve rreth emrit të Maqedonisë, që para dy ditësh u mbajtën në Nju Jork me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara. Shkupi zyrtar shikon mungesë vullneti tek Athina për t’u angazhuar me seriozitet për zgjidhjen e çështjes.

Zyrtari amerikan u tha më pas mjeteve të informimit se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë duhet t’u japë energji për të shkuar përpara, në mënyrë që Maqedonia të marrë ftesë për antarësim në Nato. Mosmarrëveshjet zgjidhen me anë ta dialogut dhe bisedimeve, tha zoti Rikër. Ai shtoi se vendet dhe popujt e rajonit sot kanë fatin e tyre në duart e tyre për të vendosur për të ardhmen.

Zoti Rikër ka rikonfirmuar qëndrimin amerikan në mbështetje të integriminit euro-atlantik të Maqedonisë.

XS
SM
MD
LG