Lidhje

Filipine, rritet numri i të vdekurve nga tajfuni


Dy javë pas një prej stuhive më të fuqishme që ka goditur ndonjëherë Tokën, duke përpirë fshatra të tëra, zyrtarët në Filipine e kanë rritur numrin e të vdekurve në mbi 5 mijë e 200 vetë dhe 1 mijë e 600 të tjerë figurojnë të plagosur.

Zyrtarët në zyrën kombëtare të mbrojtjes civile thanë sot se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa vijnë vazhdimisht njoftime të tjera nga njerëzit e përfshirë në operacionet që vazhdojnë në rajonet e shkatërruara nga tajfuni Hejan.

Ndihmat ndërkombëtare tani janë duke shkuar tek rajonet e prekura më tepër në Filipinet qendrore dhe grupet e ndihmave thonë se sfida më e madhe do të jetë dërgimi i ndihmave afatgjatë për miliona persona të prekur nga stuhia.

Organizata si Shërbimi Katolik i Ndihmave dhe Kombet e Bashkuara po pralajmërojnë se kriza nuk ka marrë fund. Ato thonë se do të ketë nevojë për ndihma të mëtejshme, për një kohë të gjatë.

XS
SM
MD
LG