Lidhje

Përplasen dy anije në Filipine


Moti me stuhi i ka detyruar ekipet e emergjencës në Filipine të pezullojnë kërkimin e 170 personave që rezultojnë të zhdukur në det pas fundosjes së një trageti udhëtarësh i cili u përplas me një anije mallrash.

Të paktën 31 nga të 831 udhëtarët dhe ekuipazhi i tragetit konfirmohen të vdekur pas aksidentit që ndodhi mbrëmë në brigjet e provincës Cebu. Qindra njerëz u shpëtuan. Autoritetet thonë se një pjesë e të 170 personave që mendohen të zhdukur janë bllokuar brenda tragetit, i cili u fundos në thellësinë prej më shumë se 30 metra. Zyrtarët thonë se kërkimet do të rifillojnë nesër.

Trageti St. Thomas Aquinas u përplas me anijen 11 tonëshe të mallrave Sulpico Express shumë afër bregut, rreth 600 kilometra në jugperëndim të Manilës. Trageti me moshë 40-vjeçare u fundos 30 minuta pas paralajmërimit të dhënë nga kapiteni që njerëzit ta braktisnin anijen.
XS
SM
MD
LG