Lidhje

Filmi White House Down


Regjizori Roland Emmerich, që njihet për filmin e suksesshëm të vitit 1996 “Independence Day”, tani po trajton një temë tjetër: atë të shkatërrimit të Shtëpisë së Bardhë dhe një sulmi bërthamor nga terroristët. Ky film i këndshëm plot skena aksioni, dialog të shpejtë dhe një marrëdhënie të prekshme mes një babai dhe vajzës, të kujton sukseset e viteve ’80 dhe ’90, pa zymtinë e ditëve të sotme.

Nuk është hera e parë që Roland Emmerich ka shkatërruar Shtëpinë e Bardhë. Në vitin 1996, ai e asgjësoi fare atë, në filmin e tij Independence Day. Armiqtë në atë kohë ishin jashtëtokësorët. Kësaj rradhe, problemi vjen nga brenda.

Një grup terroristësh po planifikon për të marrë peng presidentin dhe për të patur në dorë armët e shktatërrimit në masë të Amerikës. Por jo gjithçka ka mbaruar. John Cale, një ushtar i sapokthyer nga Afganistani, gjendet në Shtëpinë e Bardhë për një intervistë për punë.

Vajza e tij Emily, me të cilën ai nuk ka marrëdhënie të mira, po e viziton atë. Në
Cale vrapon për të shpëtuar vajzën e tij, dhe patjetër, edhe presidentin. Aktori Channing Tatum, në rolin e John Cale, është në formë të mirë fizike dhe iu desh të hidhej dhe vraponte përmes grumbujsh njerëzish për të mbrojtur presidentin. Ai tregoi rreth skenave që iu desh të bënte.

"Kërkohej të hidhesha prej 8 metrash lart, por atë skenë nuk e bëra. Por shumicën e të tjerave i bëra."

Tatum, i cili u emërua “Mashkulli më Tërheqës,” nga revista People, e trajton famën me humor dhe modesti.

"Nuk e di. Unë nuk është se rri e mendoj rreth asaj, në të vërtetë, unë thjeshtë...vazhdoj të punoj".

Në film, aktori Jamie Foxx është James Sawyer, presidenti i Shteteve të Bashkuara. Ai thotë që ky nuk është një intepretim i presidentit Obama.

"Ne nuk donim të imitonim atë sepse nuk duam që njerëzit të mendojnë se ashtu do të vepronte zoti Obama në një situatë të tille, sepse nuk e dimë atë gjë".

Aktorja Maggie Gyllenhaal luan rolin e agjentes speciale Carol Finnerty. Ajo tha që vizita e saj në Uashington e ndihmoi të kuptonte mirë rolin e saj.

“Të vish këtu dhe të shohësh Selinë e Kongresit, të bën të ndjesh dëshirën për t’i shkuar sa më afër. Të shohësh amendamentin e parë të skalitur në gur në Muzeun e Lajmeve, dhe t’i afrohesh për ta lexuar, mendon që patjetër beson në të! Dhe mendoj që Carol Finnerty është njeri i tillë.”

Zoti Roland Emmerich thotë se pavarësisht skenave dhe efekteve speciale, në thelb, filmi është rreth historisë së një babai që përpiqet të ribashkohet me vajzën e tij. Ai thotë që filmi i rikthehet tipit të filmave aksion të viteve ’80 dhe ’90.

“Nuk bëhet më qejf, sikurse me filma si puna e Indiana Jones. Raiders of Lost Ark ishte një ndër filmat më të këndshëm që kam parë në jetën time. Këto lloje filmash mungojnë ditët e sotme.”

White House Down është një film plot aksion që ndodh në zemër të kryeqytetit të vendit. Në të ngrihet hipoteza se çfarë do t’i ndodhte botës nëse Shtëpia e Bardhë do të ishte në rrezik.
XS
SM
MD
LG