Lidhje

Kandidaturat për çmimet Oscar


2013 ishte një vit kur dolën një numër madh filmash dhe shumë prej tyre u përmendën menjëherë si kandidatë të mundshëm për çmimet Oscar. Mes filmave me temën historike, atyre fantastiko-shkencorë plot emocione, e deri te komeditë mekrime, kritikët i kanë zgjedhur preferencat e tyre. Megjithatë, shumica e kandidatëve në plan të parë kanë një gjë të përbashkët: regjizorët e tyre kanë fituar çmime Oscar, ose janë emëruar më parë për Oscar. Në vazhdim i hedhim një vështrim filmave-kandidatë për Çmimet e Akademisë që mbahet më 2 mars.

Filmi i regjisorit Steve McQueen “12 Years a Slave”, “12 vjet skllav”, mbi një njeri të lirë nga Veriu i Amerikës, i cili u rrëmbye dhe u kthye në skllav, shihet si kandidatura më e fortë për çmimin “Filmi më i mirë”. Edhe më parë aktori Chiwetel Ejiofor, në rolin e Solomon Northup-it, ka qenë kanditat për Oscar për kategorinë e aktorit më të mirë dhe Steve McQueen, në kategorinë e regjisorit më të mire. Por gara këtë herë është e fortë.

Komedia me krime, American Hustle e ka ndryshur tërësisht konkurimin për çmimet Oscar. Christian Bale interpreton rolin e Irving Rosenfeld-it, një mashtrues, i cili, së bashku me të dashurën e tij po aq negative, hyn në botën e mafias së Nju Xhersit si njeri i FBI-së. Regjizor I filmit është David O. Russell-in, i cili vjet kandidoi për regjinë e filmit Silver Linings Playbook.
Në film interpretojnë fitues të mëparshëm të Oscarve, si Jennifer Lawrence, dhe Christian Bale, si dhe kandidat për Oscar, si Bradley Cooper dhe Amy Adams. Kjo e fundit ka shans të mirë të marrë çmimin si aktorja më e mirë për interpretimin e rolit të Sydney Prosser-it, të dashurës intrigante të Rosenfeld-it.

Filmi i Martin Scorsese “The Wolf of Wall Street,” ka në qendër një bankier të Wall Streetit, me një stil jete të ekzagjeruar, para krizës financiare të vitit 2008. Leonardo DiCaprio interpreton në rolin e Jordan Belfort-it, një njeri me vese, i cili u pasurua së tepërmi, duke mashtruar investitorë të tjerë të Wall Stree-it. Mashtrimi dhe pangopësia janë dy veset që trajton filmi, i cili është një kandidaturë serioze për statujëzën e artën. Por në se Leonardo DiCaprio ka marrë shumë herë çmime për interpretimin e tij, shumë mendojnë se personazhi me shumë vese, i portretizuar prej tij me mjeshtëri, mund të bëhet pengesë për fitoren e çmimit Oscar.
Një tjetër film i emëruar për Oscar është drama Gravity e Alfonso Cuaron-it. Ky film i realizuar përmes tekonologjisë 3-dimensionale, ka pamje mahnitëse të astronautëve të humbur në boshllëkun e hapësirës. Aktorët e njohur Sandra Bullock dhe George Clooney interpretojnë dy astronautët që janë në mëshirë të fatit, por arritja më a madhe e filmit është vetë realizimi i tij.
Aktori Tom Hanks, dy here fitues i Çmimeve Oscar dhe kandidati për këtë çmim, producenti Paul Greengrass kanë bashkëpunuar për krijimin e filmit me historinë e vërtetë të kapitenit Phillips, anija e të cilit bie në duart e piratëve somalezë. Kritikët thonë se Greengrass e ka dëmtuar autenticitetin e ngjarjes, duke e idealizuar kapitenin Phillips, dhe kjo mund kushtojë atij këtë herë çmimin e Oskar, edhe pse është një personazh që ngjall admirimin e publikut.
Më 2 Mars, miliona njerëz nga e gjithë bota do të presin me padurim të shohin se cilët artistë do të kenë fatin të marrin zarfin e Oscarit.
XS
SM
MD
LG