Lidhje

Kosova paraqet filmin “Babai” për Çmimet Oskar


Me afrimin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, Kosova ka paraqitur filmin "Babai" për të konkuruar në kategorinë e filmit në gjuhë të huaj. Ky film dallohet për një trajtim të veçantë nga ana regjizoriale, për identitetin estetik dhe interpretimin e veçantë dhe në mënyrë autentike të aktorëve.

Filmi Babai
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:54 0:00

"Babai" – është filmi i parë i regjizorit dhe skenaristit Visar Morina, që ka qenë mjaft i suksesshëm. Morina është fituesi i Çmimit të Regjizorit më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary të Republikës Çeke disa muaj më parë.

Ky film po ashtu ka fituar tre çmime të tjera në kategorinë e talenteve të reja, në Festivalin e Filmit të Mynihut, për skenarin, regjisorin dhe aktorin më të mirë. Ai është përzgjedhur gjithashtu si konkurues në Festivalin e 28-të të Filmit Europian, fituesit e të cili shpallen më 7 nëntor.

"Babai," që është filmi më i kushtueshëm i krijuar në Kosovë vitet e fundit, tregon historinë e Norit, të interpretuar nga Val Maloku dhe të babait të tij Gëzimit, nën interpretimin e Astrit Kabashit. Të dy ata janë shitës ambulatorë cigaresh në periudhën e regjimit të Millosheviçit në vitet ’90.

Gëzimi merr vendimin të emigrojë ilegalisht në Gjermani, por ai e le djalin e tij në Kosovë. Me zemër të thyer, Nori vendos të shkojë pas të atit, me çfarëdo lloj mënyre. Ai lidhet me një bandë trafikantësh, për të realizuar udhëtimin e tij drejt Europës Perëndimore.

Të njëjtin mendim ka edhe aktori Astrit Kabashi.

Tema e filmit është e njohur për aktorin Kabashi, por ai mendon se historia baba-bir që është në qendër të filmit zhvendoset paska nga fokusi fillestar, ndërsa kritikët përqëndrohen më tepër tek elementi i refugjatëve në këtë ngjarje.

Filmat kandidatë për Çmimet Oskar të Akademisë së 88-të të Filmit, do të njoftohen më 14 janar të vitit 2016 dhe ceremonia do të zhvillohet më 28 shkurt në Los Anxhelos.

Vitin e kaluar, Kosova paraqiti si kandidat në kategorinë e “filmit më të mirë në gjuhë të huaj” filmin "Tre dritare dhe një varje” të regjizorit Isa Qosja.

XS
SM
MD
LG