Lidhje

Zjarret në Kaliforni pjesërisht nën kontroll


Zjarrfikësit në shtetin e Kalifornisë thonë se kanë filluar të shënojnë sukses në përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarret që po kërcënojnë një park të famshëm kombëtar.

Zjarrfikësit thonë se temperaturat e ulëta gjatë natës dhe lagështia në ajër ndihmuan në vënien nën kontroll të afro 30 për qind të sipërfaqes së përfshirë nga zjarri, që ndodhet pranë parkut Yosemite.

Gati pesë mijë zjarrëfikës po luftojnë me zjarrin. Shërbimi Pyjor amerikan tha dje se zjarri është përhapur mbi më shumë se 800 kilometra katrorë.
XS
SM
MD
LG