Firma italiane e veshjeve Benetton tërhoqi reklamën e saj të debatueshme e cila përmbante pamje të Papës Benedikt duke puthur një udhëheqës të rëndësishëm islamik.
Vatikani tha se do të paraqesë padi në lidhje me atë reklamë. Fotografia në fjalë u bë publike dje, dhe u tërhoq nga qarkullimi pak kohë më pas.
Ajo ishte pjesë e një serie fotografish të montuara e titulluar “Mosurrejtje”.
Fotografi të tjera të kësaj serie përmbajnë pamje të udhëheqësve të Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut duke u puthur, puthje në buzë të udheqësve të Izraelit dhe Autoritetit Palestinez si dhe Presidentin Barak Obama me Presidentin e Venezuelës, Hugo Çaves.