Lidhje

Fjalimi i përjavshëm në radio i presidentit Obama


Барак Обама
Барак Обама

Presidenti Barak Obama thotë se ka ardhur koha që amerikanët më të pasur të paguajnë atë që ai e quan pjesën e tyre të drejtë në taksa.

Gjatë fjalimit të përjavshëm sot në radio, presidenti Obama i bëri thirrje Kongresit që të votojë brënda pak javësh në favor të të ashtuquajturit "Regulli Buffet".

Plani, që ka marrë emrin e miliarderit Warren Buffet, do të ngrinte taksat për njerzit me të ardhura vjetore prej të paktën 1 milion dollarësh. Zoti Buffet ka thënë se nuk është e drejtë që ai paguan një përqindje më të ulët në taksa se sa sekretarja e tij.

Presidenti thotë se financimi i përfitimeve nga taksat për të pasurit nuk është e drejtë në një kohë që familjet e klasës së mesme përballen me vështirësi për të paguar për gjëra të domosdoshme.
Në fjalimin e palës republikane në përgjigje të fjalimit të presidentit, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner u ankua se administrata Obama nuk po bën mjaft për të shtuar prodhimin e naftës e të gazit në tokat federale. Ai bëri thirrje për ngrirjen e rregullave të reja për rafineritë.

Zoti Boehner vazhdoi gjithashtu taktikën e republikanëve, duke fajësuar administratën e presidentit Obama për çmimet e larta të karburantit.

XS
SM
MD
LG