Lidhje

SHBA: Ligjvënësit për fjalimin e presidentit Obama


Presidenti amerikan mban fjalimin për gjendjen e vendit para të dy dhomave të Kongresit të martën, më 12 shkurt 2013

Ligjvënësit amerikanë nga të dy partitë politike janë dakord se Presideni Barak Obama duhet të përqendrohet në sfidat ekonomike dhe fiskale në fjalimin për gjendjen e vendit. Por ata kanë mendime të ndryshme për propozimet që duhet të paraqesë zoti Obama. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Majkëll Bouman, na sjell hollësi.

Ligjvënësit republikanë thonë se Presidenti Obama duhet të merret me shkurtimin e shpenzimeve federale që kanë dalë jashtë kontrollit. Specifikisht, ata duan të presidenit të propozojë shkurtime të caktuara për të zëvendësuar shkurtimet e shpenzimeve në përgjithësi që do të hynë në fuqi muajin e ardhshëm nëse Kongresi nuk vepron. Udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Erik Kantor, ishte i ftuar në programin Meet the Press, të kanalit televiziv NBC.

“Këto janë shkurtime pa dallim. Ne mund të zbatojmë një strategji më të mirë. Unë shpresoj që të dëgjoj nga presidenti në fjalimin për gjendjen e vendit se ne mund të bëjmë shkurtime më të menduara shpenzimesh”.

Shkurtimet automatike do të ndaheshin mes programeve të sigurisë kombëtare dhe atyre të brendëshme. Presidenti Obama ka bërë thirrje për shkurtime shpenzimesh dhe shtimin e të ardhurave për uljen e deficitit federal.

Demokratët thonë se kjo është një strategji e balancuar për përmirësimin e gjendjes fiskale të Amerikës që do të ruante investimet federale në arsim dhe në fusha të tjera parësore. Udhëheqësja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nenci Pelosi, ishte e fruar në programin e djeshëm televiziv Fox News Sunday.

“Asgjë nuk sjell më shumë të ardhura në thesarin e Shteteve të Bashkuara se sa investimi në arsimimin e popullit amerikan. Ne duhet të dimë dhe të pranojmë se çfarë shkurtimesh e ndihmojnë dhe çfarë shkurtimesh e dëmtojnë të ardhmen tonë”.

Demokratët duan që shkurtimi i taksave për amerikanët e pasur të jetë i kufizuar ose të eliminohe për të sjellë më shumë të ardhura. Por shumë republikanë e kundërshtojnë ngritjen e taksave. Senatori republikan, Xhon Makein, ishte gjithashtu i ftuar në programin televiziv Fox News Sunday.

“Unë nuk dua të shikoj ngritjen e taksave. Ajo që dua të shikoj është që presidenti të ftojë udhëheqësit e Kongresit në Shtëpinë e Bardhë dhe t’u thotë: ‘Shikoni, ne duhet ta zgjidhim këtë problem’”.

Megjithëse qendrimet partiake për çështjet fiskale janë të forta, ka çështje të tjera ku kompromisi mes demokratëve dhe republikanëve duket më i afërt, përfshirë këtu edhe reformimin e sistemit amerikan të imigracionit dhe forcimin e rregullave për shitjen e armëve.
XS
SM
MD
LG