Lidhje

FMN zotohet të ofrojë ndihma të reja për stabilizimin e ekonomisë globale


Fondi Monetar Ndërkombëtar është zotuar të japë qindra miliarda dollarë për të luftuar trazirat ekonomike në botë, veçanërisht në Evropë.

Zotimi për fonde u bë në përfundim të takimeve të FMN-së dje. Drejtoresha e Fondit Christine Lagarde tha se shuma prej 430 miliardë dollarësh ishte bazuar në zotime të dhëna nga Kina, Rusia, Australia, Koreja e Jugut, Singapori dhe Britania.

Tema qendrore e diskutimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore ishte shqetësimi se kriza evropiane e borxheve mund të dëmtojë rritjen e ekonomisë botërore. Një shqetësim të madh përbëjnë vende që kanë nevojë për ndihma ndërkombëtare të ngjashme me paketat që mori Greqia, Irlanda dhe Portugalia.

XS
SM
MD
LG