Lidhje

GlobalPost: Për Foleyn ishin kërkuar 100 milionë euro


Kompania mediatike ndërkombëtare që punësonte gazetarin amerikan, James Foley, thotë se rrëmbyesit e tij islamikë kishin kërkuar 132 milionë dollarë si shpërblim për ta liruar, para se të vendosnin ekzekutimin e tij me prerje koke.

James Foley ishte gazetar i pavarur për kompaninë GlobalPost, kur u kap në Siri në fund të vitit 2012 dhe u zhduk pa gjurmë. Një zëdhënës i kompanisë tha sot se militantët e Shtetit Islamik kishin kërkuar 100 milionë euro në këmbim të lirimit të tij.

GlobalPost tha se ia kishte dorëzuar kërkesën hetuesve amerikanë, por Shtetet e Bashkuara nuk kanë paguar shpërblime në rastet e shumta kur amerikanët janë kapur rob në zonat e luftimit, për të mos inkurajuar rrëmbime të tjera. Në disa raste qeveria amerikane ka pranuar shkëmbim të burgosurish.

XS
SM
MD
LG