Lidhje

Fondi Monetar Ndërkombëtar është pak më optimist për rritjen ekonomike globale


Fondi Monetar Ndërkombëtar është pak më optimist për rritjen ekonomike globale, ndërkohë që vendet evropiane kanë marrë masa për t’u përballuar me krizën e tyre të borxheve, dhe ekonomia amerikane u rrit pak më shpejt.

Duke folur sot për "Panoramën Ekonomike Botërore" të FMN-së, drejtori i saj i kërkimeve Olivier Blanchard tha se ekonomia globale ka qenë në lëvizje shumë të shpejtë gjashtë muajt e fundit, duke shkaktuar një "qetësi të pasigurt."

Raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen ndërkohë që zyrtarë nga shumë vende anëtare të FMN-së dhe Bankës Botërore mblidhen këtë javë për bisedime në Uashington.

Zoti Blanchard tha se ekonomia botërore do të zgjerohet me rreth 3.5 për qind këtë vit, dhe pak më të shpejtë vitin e ardhshëm. Raporti thotë se tregjet në zhvillim do të vazhdojnë të rriten më shpejt se ekonomitë e zhvilluara.

Për shembull, ekonomia e Shteteve të Bashkuara do të zgjerohet me 2.1 për qind këtë viti, Evropa do të tkurret me 0,3 për qind, ndërsa ekonomia kineze do të zgjerohet me më shumë se 8 për qind.

XS
SM
MD
LG