Lidhje

Fondi për të Drejtën Humanitare pohon se shefi i ushtrisë serbe është i dyshuar për krime lufte në Kosovë


Fondi për të Drejtën Humanitare pohon se shefi i ushtrisë serbe është i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Fondi për të Drejtën Humanitare pohon se shefi i ushtrisë serbe është i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Fondi për të Drejtën Humanitare, me seli në Beograd, nxiti reagime të shumta në Serbi pas pohimeve se shefi i ri i shtatmadhorisë së ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviç, ka kryer krime lufte kundër civilëve në Kosovë, gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Gjeneral koloneli Lubisha Dikoviç, u emërua në këtë post në dhjetor të vitit 2011 nga presidenti i Serbisë Boirs Tadiç.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, një organizatë e njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Serbi, “krime të rënda dhe masive” janë kryer në pjesën qendrore të Kosovës, ku Lubisha Dikoviçi vepronte si komandant i një brigade të motorizuar të ish ushtrisë jugosllave.

Në një komunikatë për shtypin të këtij fondi thuhet mes të tjerash se ai ka dështuar të përmbushë detyrimin e tij për parandalimin e mizorive.

Ministri i mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, i ka hedhur poshtë këto pohime duke i cilësuar si të pavërteta, ndërsa përfaqësues të fondit thanë se Lubisha Dikoviç, në postin që kishte gjatë luftës në Kosovë, ka dëshmuar në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në Hagë.

Sipas, Fondit për të Drejtën Humanitare, ai vepronte në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore në periudhën kur atje ka ndodhur masakra në fshatin Izbicë, ku më 28 mars të vitit 1999, janë vrarë mbi 140 shqiptarë.

XS
SM
MD
LG