Lidhje

25 njerëzit më të pasur të botës të listën e revistës "Forbes"


Njeriu më i pasur në botë, sipas listës së revistës “Forbes”, është miliarderi meksikan Karlos Slim, i cili ka një pasuri me vlerën e 53,5 miliardë dollarëve.

70 vjeçari Slim është presidenti i telekomunikacioneve në Meksikë. Ai ka investuar gjithashtu në industrinë e ndërtimeve dhe atë të shitjeve me pakicë. Vjet ai bleu edhe aksione në kompaninë “The New York Times”.

Karlos Slim ka lënë pas në këtë mënyrë bosin e mikrosoftit, Bill Gates, pasuria e të cilit arrin vlerën e 53 miliardë dollarëve. Në vend të tretë në listen e më të pasurve të botës radhitet investitori amerikan Uorren Baffet, me 47 miliardë dollarë.

Mes 25 miliarderëve të tjerë në listën e revistës Forbes radhiten Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg, në vendin e 23-të, me 18 miliardë dollarë, si dhe miliarderë të tjerë nga Brazili, India, Franca, Gjermania, Hong Kongu, Arabia Saudite dhe Suedia.

XS
SM
MD
LG