Lidhje

Forcat e Gadafit vazhdojnë ofensivën


Forcat e Gadafit vazhdojnë ofensivën
Forcat e Gadafit vazhdojnë ofensivën

Forcat besnike të udhëheqësit libian Moamar Gadafi vazhdojnë ofensivën kundër bazave kryengritëse në perëndim dhe lindje të vendit, ndërkohë që trupat e NATO-s përgatiten të marrin përgjegjësitë për zonën e ndalim-fluturimit të krijuar me autorizim të Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e civilëve.

Forcat pro-Gadafit vazhduan sot operacionet në Misrata dhe Zintan. Po ashtu janë dëgjuar edhe gjëmime artilerie në Tripoli. Ndërkaq, dëshmitarët thonë se luftimet mes trupave qeveritare dhe kryengritësve në qytetin Axhdabija në lindje të vendit, kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Ndërkohë që vazhdojnë luftimet, agjencia e lajmeve Associated Press njofton se anije luftarake të NATO-s pranë brigjeve libiane kanë filluar të zbatojnë embargon e armëve të vendosur nga OKB-ja.

Këto zhvillime ndodhin pak orë pasi Gadafi u betua të dalë fitimtar në betejën kundër kryengritësve dhe forcave ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG